Aleesami: Jam juventin, por Bastoni veproi mirë!

- Bota Sot

Aleesami: Jam juventin, por Bastoni veproi mirë!

Aleesami, i cili ka luajtur më parë te Palermo dhe aktualisht luan në klubin norvegjez, komentoi episodin e diskutueshëm të Pierre Kalulu dhe Bastonit:

“Si një tifoz i Juventusit nga fëmijëria, ishte një gjë e keqe për mua.

Por arbitri mund të gabojë, kjo është pjesë e futbollit, dhe Bastoni veproi më inteligjencë. Ai bëri mirë për skuadrën e tij.”

Sipas Aleesamit, një ndryshim do të ishte i nevojshëm për rregullin që VAR-i nuk mund të ndërhyjë në rastin e kartonit të dyfishtë të verdhë:

“Por besoj se kjo rregullore për mosndërhyrjen e VAR-it tek dy kartonët e verdhë duhet të ndryshohet.”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot