Skuadra sllovene befason para sfidës me kampionin e Kosovës

- Bota Sot

Skuadra sllovene befason para sfidës me kampionin e Kosovës

Skuadra sllovene Celje nuk e ka qetësinë para sfidës së parë të play – off-it të Conference League në futboll.

Të enjten (19 shkurt, 21.00) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të luhet ndeshja e parë mes kampionit të Kosovës, Dritës dhe Celjes.

Skuadra sllovene ka dalur me një njoftim për ndeshjen e kthimit në Celjes që luhet më 26 shkurt, duke befasuar të gjithë.

“Mundësi e shkëlqyeshme për fëmijët si shoqërues në ndeshjen evropiane: NK Celje – FC Drita.

Jepini fëmijës tuaj mundësinë të bëhet shoqërues i futbollistëve në ndeshjen evropiane të UEFA Europa Conference League, që zhvillohet të enjten, më 26 shkurt, në orën 18:45, kundër FC Dritës.

Nëse dëshironi që fëmija juaj të përjetojë emocionin e hyrjes në fushë së bashku me lojtarët në stadiumin ‘Zdezhele”, mjafton ta regjistroni deri të martën, më 24 shkurt, ora 12:00.

Kushtet:

Fëmija duhet të jetë me gjatësi 105–135 centimetra

Së bashku mund ta bëjmë këtë ndeshje një përjetim të paharrueshëm për tifozët e vegjël që ëndërrojnë të ndjekin idhujt e tyre nga afër”, thuhet mes të tjera nga skuadra sllovene.



Lexoni të gjitha në Bota Sot