Vogëlushja shqiptare pranë yllit anglez, befason botën me veprimin e saj

- Bota Sot

Vogëlushja shqiptare pranë yllit anglez, befason botën me veprimin e saj

Vajza shqiptare, Aurora, ka habitur tifozët me një fotografi pranë yllit të Bukayo Saka, futbollistit të Arsenalit dhe kombëtares së Anglisë.

Në foto, Aurora shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare pranë Sakas. 

Momenti është bërë edhe më i veçantë pasi ajo kishte parashikuar rezultatin e ndeshjes.

Kur një gazetar anglez e pyeti për parashikimin, ajo u përgjigj me bindje:

“Arsenali fiton 3:0”.

Një fotografi sa një mijë fjalë, ku një vajzë shqiptare përfaqëson kulturën e saj përkrah një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit anglez.

“Kjo është vajza shqiptare që bëri shqiponjën pranë Bukayo Sakas dhe takoi lojtarët e Arsenalit”, ka shkruar gazetari Arlind Sadiku.



Lexoni të gjitha në Bota Sot