Publikohen formacionet zyrtare, Dortmund - Atalanta

- Bota Sot

Publikohen formacionet zyrtare, Dortmund - Atalanta

Dy skuadra në formë të shkëlqyer në kampionat synojnë ta transferojnë këtë moment edhe në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, teksa Borusia Dortmund pret në shtëpi Atalanta.

Dortmundi vazhdon të ushtrojë presion mbi Bajern Mynih në garën për titull në Bundesliga, pas fitores bindëse 4-0 ndaj Maincit të premten mbrëma.

Verdhezinjtë kanë pësuar vetëm dy humbje në 13 ndeshjet e fundit zyrtare (8 fitore, 3 barazime), dhe të dyja këto disfata kanë ardhur pikërisht në Ligën e Kampionëve.

Në historinë e klubit, Dortmundi ka pësuar tre humbje radhazi në një edicion të vetëm të kompeticionit vetëm një herë, ndërsa faktori fushë mund të jetë vendimtar, pasi para humbjes 2-0 ndaj Inter muajin e kaluar, ata kishin regjistruar shtatë ndeshje radhazi pa humbje në shtëpi në Champions (4 fitore, 3 barazime).

Nga ana tjetër, Atalanta e mbylli fazën e ligës dy pikë mbi Dortmundin dhe udhëton drejt Gjermanisë me një formë po aq të mirë në kampionat, duke fituar tre ndeshje radhazi para këtij takimi.

Skuadra e drejtuar nga Rafaele Paladino ka një tjetër ngjashmëri me kundërshtarët: edhe ajo ka humbur dy ndeshjet e fundit në Champions dhe rrezikon të pësojë tre humbje në një edicion të vetëm për herë të parë që nga sezoni i tyre debutues 2019/20.

Megjithatë, ndeshjet jashtë fushe mund të jenë një ogur i mirë për “La Dea”, pasi në dhjetë transfertat e fundit në Ligën e Kampionëve ka regjistruar 5 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot