Juventus përjetoi një mbrëmje të errët në Europë, teksa u mposht me rezultatin 5:2 nga turqit e Gallatasarait, duke pësuar të paktën pesë gola në një ndeshje të vetme të një kompeticioni kontinental për vetëm herën e dytë në historinë e saj.
Disfata e thellë përbën një goditje të rëndë për bardhezinjtë, që rrallëherë janë dorëzuar në këtë mënyrë në arenën ndërkombëtare.
E vetmja herë tjetër kur “Zonja e Vjetër” ka pësuar një humbje kaq të thellë daton në sezonin 1958/59, kur u mposht 0-7 nga Wiener Sport-Club në Kupën e Kampionëve.
Ky rezultat rikthen në kujtesë një nga faqet më të dhimbshme të historisë europiane të klubit torinez. Mbrojtja u shfaq e brishtë dhe pa reagim në pjesën e dytë përballë presionit të turqve.