Situatë kaotike në duelin mes Benfikës dhe Realit të Madridit.
Goli i Vinicius Zhunior në minutën e 50-të dhe festa e yllit brazilian tërboi vendasit, të cilët nuk i kursyen koret raciste ndaj futbollistit të Realit, teksa nuk munguan as momentet e tensionit mes të dyja skuadrave.
Në këtë moment gjyqtari detyrohet të ndërpresë ndeshjen për disa minuta, duke këshilluar skuadrën e Benfikës, se në rast se këto situata përsëritet, penalitetet do të jenë të rënda.
Ndeshja rifilloi pas afro 10 minutash ndërprerje, teksa gjyqtari këshilloi edhe argjentinasit Prestiani, i cili u bë protagonist në këtë episod..