Dortmundi ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj Atalantës.
Futbollisti shqiptar, Berat Gjimshiti, u paraqit nga minuta e parë në petkun e Atalantës.
Skuadra gjermane tregoi lojë më të mirë, duke arritur fitore të madhe në sfidën e parë të play-off-it të Champions League në futboll.
Pjesa e parë ishte treguesi më i mirë se verdhezinjtë do të dalin me fitore.
Futbollistët Guirassy (3) e Beier (42) shënuan për rezultatin 2:0.
Gjimshiti u zëvendësua në minutën e 46-të.
Atalantën e pret punë e madhe në sfidën e kthimit në Bergamo ndaj skuadrës shumë të fortë gjermane.