Lajmi i keq pwr Kosovwn para ndeshjes me Sllovakinw!?

- Bota Sot

Lajmi i keq pwr Kosovwn para ndeshjes me Sllovakinw!?

Futbollisti Amir Rrahmani do të humbasë ndeshjet vendimtare të Kosovës gjatë muajit mars, për kualifikim në Kupën e Botës.

Kapiteni i Kosovës nuk do të luajë ndaj Sllovakisë, për shkak të lëndimit të fundit që ka pësuar në ndeshjen e fundjavës, mes Napolit dhe Romës.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Rrahmani do të jetë jashtë fushave për disa muaj.

Skuadra e Napolit ka konfirmuar se ai ka kryer testet mjekësore në spitalin “Pineta Grande”, të cilat zbuluan një lezion të gradës së lartë në biceps femoris në kofshën e majtë.

Rrahmani kështu ka një dëmtim të shkallës së lartë në kofshën e majtë dhe nuk do të luajë disa muaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot