Futbollisti i Prishtinës - Ylli i Javës’

- Bota Sot

Futbollisti i Prishtinës - Ylli i Javës’

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e 20-të të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Prishtina, Mario Ilievski, i cili ishte figura kryesore e përballjes së skuadrës kryeqytetase kundër Llapit, të cilin e fituan me rezultat 4:1. Ilievski shënoi dy gola. Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Ilievski u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:

“Është kënaqësi të zgjidhesh lojtari më i mirë i javës. Kjo është një motiv shtesë për mua, por edhe për tërë ekipin.

Pas ndeshjes me Ballkanin erdhëm të mërzitur, por penalltitë janë gjithmonë çështje fati. Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe një emër shumë i madh në të gjithë rajonin e Ballkanit, andaj do të luftojmë për kreun e tabelës, sidomos tani me trajnerin e ri, me të cilin po i përgatisim ndeshjet shumë mirë”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.



Lexoni të gjitha në Bota Sot