Kundërsulmi i Mourinhos

- Bota Sot

Kundërsulmi i Mourinhos

Jose Mourinho nuk është përmbajtur në fund të ndeshjes mes Benfica-s dhe Real-it të Madridit.

Trajneri portugez ka akuzuar ashpër kryesorin e ndeshjes për vendimet e njëanshme që mori ndërsa sa i përket apisodit në lidhje me Vinicius Jr. ai akuzoi direkt lojtarin e klubit spanjoll, të cilin e konsideroi si iniciator të asaj situatë të sikletshme.

“Kam drejtuar skuadra në mbi 1400 takime dhe më duhet të pranoj se arbitri sonte la shumë për të dëshiruar. Ishte e qartë për të gjithë se disa lojtarë ishin të paprekshëm”, tha trajneri portugez, i cili akuzoi kryesorin e ndeshjes për njëanëshmëri.

Ndërsa i pyetur mbi episodin qe nododhi mes Vinicius Jr. dhe Gianluca Prestianni, trajneri portugez kritikoi sulmuesin brazilian.

“Është e pabesishme se si lojtarë të nivelit të Vinicius, të cilët shënojnë gola spektakolar janë në gjendje që të nxisin publikun duke festuar në mënyrë të gabuar”, tha Mourinho.



Lexoni të gjitha në Bota Sot