Legjenda e Benfica-s ndjehet i turpëruar nga Prestiani

- Bota Sot

Legjenda e Benfica-s ndjehet i turpëruar nga Prestiani

Luisao, ish-drejtor sportiv dhe legjenda e Benfica-s, ka folur pas incidentit të djeshëm midis Vinicius Junior dhe Xhianluka Prestiani.

Lojtari me më shumë paraqitje në historinë e klubit, ishte i prerë kur iu referua qëndrimit të argjentinasit.

“Kjo fanellë është shumë e rëndësishme.

E dua Benfikën, është si një lëkurë e dytë për mua, por duhet të jesh i denjë për të veshur këtë fanellë të shenjtë.

Ajo që tha Prestiani e bën gjithçka më keq. Futbolli fitohet me vendosmëri, me shpirt luftarak.

Ishte një akt racist, po, dhe më vjen turp për këtë. Unë e mbroj fanellën dhe kam përvojë, e di për çfarë po flas.

Nuk po gjykoj askënd.

Po them vetëm se Benfika është shumë e madhe për t’u përfshirë në këtë, pavarësisht nëse është e vërtetë apo jo. Megjithëse, bazuar në përvojë, e di të vërtetën”, deklaroi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot