Bodo/Glimt, “makineri” fitimesh

- Bota Sot

Bodo/Glimt, “makineri” fitimesh

Bodo/Glimt po shkruan një nga kapitujt më spektakolarë në historinë e futbollit nordik.

Klubi nga qyteti i vogël norvegjez, vetëm 200 kilometra mbi Rrethin Arktik, ka surprizuar Evropën duke mundur gjigantë si Manchester City dhe Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve, duke fituar nëntë pikë në debutimin e tyre dhe duke u kualifikuar për fazën eliminatore mes 24 ekipeve më të mira të kontinentit.

Tani, Interi do të sfidojë norvegjezët, me ndeshjen e parë në Bodo dhe kthimin pas një jave në San Siro. Evolucioni i klubit është po aq impresionues sa rezultatet në fushë.

Në vitin 2017, buxheti i Bodo/Glimt ishte vetëm 4.2 milionë euro; sot, të ardhurat kanë arritur në 60 milionë euro, me një fitim prej 5.8 milionë eurosh, krahasuar me 4.5 milionë euro në vitin 2023.

Për më tepër, bonuset e UEFA-s për arritjen në play-off vlerësohen rreth 40 milionë euro, një shumë e jashtëzakonshme për një klub të kësaj madhësie.

Megjithëse qyteti i Bodo ka vetëm 55 mijë banorë, pasioni i tifozëve është i jashtëzakonshëm.

Për ndeshjen jashtë fushe kundër Manchester United në Europa League udhëtuan 6 mijë e 500 tifozë, ose 12% e popullsisë së qytetit.

Në ndeshjen e kthimit në Milano priten rreth 4 mijë e 361 tifozë, ose thënë ndryshe 8% e të gjithë popullsisë së qytetit. Bodo/Glimt tashmë është bërë simbol i ëndrrës që realizohet: një klub i vogël me ambicie të mëdha që shkëlqen në skenën më të madhe të futbollit evropian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot