Chivu përmend Maradonën për të mbrojtur Bastonin

- Bota Sot

Chivu përmend Maradonën për të mbrojtur Bastonin

Katër ditë pas episodit të diskutueshëm të Bastonit në Inter-Juventus, polemikat vazhdojnë.

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, shtoi benzinë zjarrit në konferencën për shtyp para ndeshjes së Champions League kundër Bodo Glimt, duke zemëruar tifozët e Napolit. Edhe pse të huaj ndaj ngjarjes, ata u ndjenë të përfshirë kur u përmend emri i Diego Armando Maradonës. Fraza e Chivut që shkaktoi zemërim ishte:

“Çdo të dielë ka një rast të tillë, që nga koha e Maradonës që shënon një gol me dorë. Askush nuk i ka thënë kurrë asgjë.”

Kjo deklaratë u interpretua si një përpjekje për të justifikuar mbrojtësin e Interit, Bastoni, i cili simuloi dhe festoi pas kartonit të dytë të verdhë dhe përjashtimit të Kalulu.

Faji i trajnerit zikaltër ishte përdorimi i lojtarit më të madh të të gjitha kohërave, “Dios del calcio” dhe simbolit të popullit napolitan, për të justifikuar veprimin e Bastonit.

Kjo shkaktoi një valë reagimesh në rrjetet sociale nga tifozët e Napolit, të cilët sulmuan trajnerin rumun me komente si:

“Chivu nuk duhet as ta përmendë Maradonën”, “Laje gojën para se të flasësh për Maradonën” dhe “A e ke idenë kush është Maradona?”. Edhe tifozët e rivalëve historikë të Interit, si Milan dhe Juventus, iu bashkuan kritikave.

Tifozët e Milanit talleshin se Chivu po shkonte aq larg në histori sa do të arrinte në lindjen e futbollit, ndërsa ata të Juventusit e quajtën Chivun “klloun” për krahasimin e rastit Bastoni me “dorën e Zotit”.

Përveç frazës për Maradonën, edhe deklarata e Chivut

“Në Napoli kemi pësuar një padrejtësi” u vu në shënjestër. Ai kujtoi prekjen e Mkhitaryanit ndaj Di Lorenzës në ndeshjen në “Maradona”, e cila çoi në dhënien e një penalltie për Napolin.

Megjithatë, ajo që kontestohet gjerësisht nga tifozët e futbollit është mospërputhja mes fjalëve dhe veprimeve të Chivut.

Ai vetë kishte deklaruar pak ditë më parë se do të hynte në polemikat e arbitrave vetëm kur të shihte një trajner që, pasi të përfitonte nga një episod në favor, do të thoshte në konferencë shtypi:

“Gabimi ishte në favorin tim, kërkoj falje.” Kjo sjellje e fundit ka shkaktuar zhgënjim rreth deklaratav



Lexoni të gjitha në Bota Sot