Lideri i Kampionatit të Sllovenisë zbarkon në Prishtinë

- Bota Sot

Lideri i Kampionatit të Sllovenisë zbarkon në Prishtinë

Lideri i Kampionatit të Sllovenisë, Celje, ka zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës.

Çelje do të përballet me Dritën e Gjilanit, kampion në fuqi i Kosovës, në kuadër të ndeshjes së parë të play-off-it të Conference League në futboll.

Përballja luhet nesër (21.00) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Celje kryeson kampionatin slloven me 50 pikë, 12 më shumë se Maribori në vendin e dytë dhe Kopri në të tretin.

Drita renditet në pozitën e tretë në kampionatin tonë me 35 pikë, një më pak se lideri Ballkani dhe vendit të dytë Prishtina.



Lexoni të gjitha në Bota Sot