Interi sfidon Bodo në transfertë, Atletico përballë Brugges

- Bota Sot

Interi sfidon Bodo në transfertë, Atletico përballë Brugges

Champions League vijon dhe sonte në fazën “play-off”, me katër sfida të para që do të përcaktojnë rrugën drejt 1/8-ave.

Inter udhëton drejt Norvegjisë për t’u përballur me FK Bodø/Glimt.

Zikaltrit konsiderohen favoritë në letër, por transferta pritet të jetë gjithçka përveçse e lehtë.

Bodo/Glimt ka dëshmuar se në shtëpi është një kundërshtar shumë i fortë, ndërsa kushtet klimatike, dëbora dhe temperaturat e ulëta, mund të jenë një faktor shtesë në këtë duel që nis në orën 21:00.

Një tjetër përballje e fortë do të zhvillohet në Belgjikë mes Club Brugge KV dhe Atlético Madrid. Të dyja skuadrat kanë treguar formë të mirë në këtë edicion dhe pritet një sfidë e balancuar. Madrilenët shihen disi më të avantazhuar, por Brugge ka krijuar shpesh probleme për ekipet e mëdha europiane dhe synon të bëjë të njëjtën gjë edhe këtë herë.

Në Greqi, Olympiacos F.C. pret Bayer 04 Leverkusen. Dy skuadrat janë përballur edhe në fazën e ligës, ku grekët triumfuan 2-0. “Aspirinat” kanë shfaqur luhatje gjatë sezonit, ndaj ky duel premton spektakël dhe tension deri në minutat e fundit.

Programi i ditës nis në orën 18:45 me sfidën mes Qarabağ FK dhe Newcastle United FC, një tjetër duel interesant që mund të rezervojë surpriza.



Lexoni të gjitha në Bota Sot