Ramadanit ndaj Celjes: Shpresojmë të japim më të mirën si në çdo ndeshje

- Bota Sot

Ramadanit ndaj Celjes: Shpresojmë të japim më të mirën si në çdo ndeshje

Një ditë para ndeshjes ndërkombëtare FC Drita mbajti sot konferencë në kuadër të UEFA Conference League. 

Drita ndeshet me Celjen e Sllovenisë në kuadër të ndeshjes së parë të play-off-it që luhet nesër (21.00) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në konferencë folën trajneri Zekirija Ramadani dhe futbollisti Raddy Ovouka.

Ovouka potencoi, "Nesër është një lojë me një ekip të madh, ne jemi përgatitur të prezantojmë lojën e nesërme”.  

Ai theksoi se do të jep më të mirën nga vetja pavarsisht se në cilin pozicion do te vendosë trajneri si sulmues i krahut të djathtë apo mbrojtës. 

Ndërsa trajneri Ramadani tha,

"Drita nuk duhet të dalë nga identiteti i vet, ne gjithmonë kemi përball vetes motivin dhe gjithmonë kemi funksionuar si ekip dhe kemi pas sukses.

Do jetë ndeshje e vështirë por ne kemi analizuar kundërshtarin dhe kemi përgatitur ekipin në aspektin fizik, psikologjik dhe taktik edhe pse do të jetë e vështirë por asesi i pamundur kualifikimi. 

Ekipi është i përgatitur pavarësisht mungesës së disa lojtarëve që tashmë i dini por, jam i kënaqur me pjesën tjetër të ekipit dhe jam i bindur se nuk do vërehet fare mungesa e këtyre që mungojnë.

Shpresojmë të japim më të mirën si në çdo ndeshje , përfundoi Ramadani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot