Gjykata Sportiv dënon Allegrin dhe Nico Paz, asnjë masë për Fabregasin

- Bota Sot

Gjykata Sportiv dënon Allegrin dhe Nico Paz, asnjë masë për Fabregasin

Pas ndeshjes Milan-Como, sfida e prapambetur e javës së 24-t të Serie A, gjyqtari sportiv publikoi vendimet disiplinore për raundin e ardhshëm të kampionatit.

Te skuadra e Comos, Nico Paz do të mungojë në sfidën ndaj Juventus.

Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë për sjellje të parregullt ndaj një kundërshtari dhe, duke qenë i paralajmëruar më parë, do të jetë i pezulluar për një ndeshje.

Sanksione ka pasur edhe për stafin teknik të trajnerit Cesc Fabregas.

Një ndeshje pezullim për Diego Perez Castillo, i cili sipas raportit në minutën e 79-të protestoi ndaj arbitrimit duke krijuar tension.

Sa i përket Milanit, një ndeshje pezullim është dhënë për trajnerin Massimiliano Allegri, i cili u përjashtua pas përplasjes që lindi pas mbajtjes së trajnerit të Comos ndaj Alexis Saelemaekers.

Tekniku kuqezi nuk do të jetë në stol në ndeshjen e së dielës në orën 18:00 ndaj Parma. Ndërkohë, nuk është marrë asnjë masë ndaj Fabregasit, i cili do të jetë rregullisht në pankinë në sfidën e së shtunës në fushën e Juventusit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot