Renditja e klubeve shqiptare sipas koeficientit të UEFA-s

- Bota Sot

Renditja e klubeve shqiptare sipas koeficientit të UEFA-s

Kampionti shqiptar ka hyrë në fazën me delikate të tij dhe tashmë ekipet luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” për të marrë pikët maksimale dhe për të arritur objektivat e vendosura. Disa ekipe luftojnë për titullin, disa për pjesëmarrjen në Europë.

Dhe pikërisht për këte tashmë është zbuluar edhe renditja 5-vjeçare e klubeve shqiptari sipas koeficientit në UEFA.

Kështu ky vit ofron një pasqyrë më të qartë, duke zbuluar edhe pikët e grumbulluara nga ekipet.

Kështu kryeson Partizani me 7.500 pikë, ndërsa ndiqet nga Vllaznia me 6.500 të tilla.

Më pas vjen Egnatia, e cila shumë shpejt ka rritur koeficientin e saj në 4.500. pas tyre vjen Tirana me 4000 pikë, teksa mbyll “top-5”-shen skuadra e Laçit. Kurbinasit që militojnë në Kategorinë e Dytë kanë 3.500 pikë.

Sa më shumë pikë dhe sa më lart në renditje të shkojnë ekipet shqiptare, kjo i rrit koeficientin Shqipërisë dhe ndikon edhe në rritjen e numrit të ekipeve pjesëmarrëse në garat europiane.



Lexoni të gjitha në Bota Sot