Real Madridi ka njoftuar se i ka dorëzuar UEFA-s të gjitha provat e disponueshme në lidhje me incidentet që ndodhën të martën e kaluar, më 17 shkurt, gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve që ekipispanjoll luajti në Lisbonë kundër SL Benfica.
Në deklaratën e tyre, “Los Blancos” thonë se kanë bashkëpunuar në mënyrë aktive me hetimin nga UEFA pas episodeve të papranueshme të racizmit të përjetuara gjatë asaj ndeshjeje.
“Real Madridi vlerëson mbështetjen dhe dashurinë unanime që lojtari ynë Vinicius Jr. ka marrë nga të gjitha fushat e komunitetit global të futbollit.
Real Madridi do të vazhdojë të punojë, në bashkëpunim me të gjitha institucionet, për të zhdukur racizmin, dhunën dhe urrejtjen në sport dhe shoqëri”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Real Madridit.