Nasri kritikon Mourinhon: S’ka të drejtë të reagojë ndaj Vinicius!

- Bota Sot

Nasri kritikon Mourinhon: S’ka të drejtë të reagojë ndaj Vinicius!

José Mourinho vazhdon të ngjallë polemika. Pas fitores minimale të Real Madridit ndaj Benfica1-0, trajneri portugez bëri deklarata të diskutueshme për episodin e fyerjeve të pretenduara raciste ndaj Vinicius Jr: “I thashë Vini Jr se festimi i tij duhej të ishte ndryshe.

 Ky klub ka Eusébio si legjendë, një lojtar me ngjyrë. Benfica nuk është një klub racist”.

Fjalët e Mourinhos shkaktuan reagime të menjëhershme. Samir Nasri u shpreh pa rezerva: “Lojtari (Vinicius Jr) vërshëllehet për 90 minuta, dëshiron të shënojë dhe pastaj ai del e thotë këto gjëra.

Kur u kualifikua me Interin kundër Barçës, trajneri Mourinho bëri xhiron e stadiumit.

Te Manchester United rrëshqiti në gjunjë për 20 metra gjatë një feste, donte të imitonte Thierry Henry … Nuk ka të drejtë të thotë gjëra të tilla”, deklaroii Nasri.

Çështja “Prestianni-Vinicius”, tashmë nën hetim nga UEFA dhe me reagime zyrtare nga Real Madridi e Benfica, shton kështu një kapitull të ri mediatik, me Mourinhon në qendër të kritikave.



Lexoni të gjitha në Bota Sot