Media sllovene: Celje nuk dëshiron ta përsërisë gabimin e Lubjanës në Kosovë

- Bota Sot

Media sllovene: Celje nuk dëshiron ta përsërisë gabimin e Lubjanës në Kosovë

Sot nga ora 21:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, zhvillohet ndeshja e parë për kualifikim në 1/8 e finales së Conference League në futboll, mes kampionit të Kosovës, FC Drita, dhe skuadrës sllovene Celje.

“Celje e nis si favorit kërkimin për kalim tutje, por Drita ka armët e saj dhe mbështetjen e zjarrtë të publikut vendas.

Atmosfera në Prishtinë pritet të jetë një faktor i rëndësishëm në 90 minutat e para”, shkruan media sllovene “Delo”.

“Skuadra sllovene është klubi i fundit nga Sllovenia që përfaqëson vendin në Evropë këtë sezon.

Megjithatë, kjo peshë duket më e vogël krahasuar me presionin mbi trajnerin Ivan Majevski, i cili në karrierën e tij të shkurtër si trajner po përballet me sfida të mëdha në çdo ndeshje.

Për Celjen, rrëshqitja e vitit të kaluar e NK Olimpija nga Lubjana në Banjallukë mbetet një paralajmërim i qartë se si duhet qasur kjo përballje me përqendrim maksimal si në ndeshjen e parë në Prishtinë, ashtu edhe në atë të kthimit në Celje pas një jave”, shkruan më tej.



Lexoni të gjitha në Bota Sot