Bruno Fernandesit për klubet jashtë Anglisë

- Bota Sot

Bruno Fernandesit për klubet jashtë Anglisë

Sipas raportimeve të Daily Mail, kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ka në kontratën e tij një klauzolë lirimi prej rreth 56 milionë funte, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Anglisë.

Kjo do të thotë se skuadrat nga kampionate të tjera evropiane apo nga Lindja e Mesme mund ta transferojnë mesfushorin portugez për këtë shumë fikse, ndërsa klubet e Premier League nuk mund ta aktivizojnë këtë klauzolë.

Raportet theksojnë se interesimi nga jashtë Anglisë mund të rritet, veçanërisht nga klubet me fuqi të madhe financiare.

Megjithatë, drejtuesit e United nuk kanë dhënë sinjale se janë të gatshëm të ndahen nga kapiteni i tyre, ndërsa vetë lojtari më herët ka shprehur dëshirën për të vazhduar në “Old Trafford”.

Mbetet për t’u parë nëse ndonjë klub do të aktivizojë klauzolën gjatë afatit të ardhshëm kalimtarr.



Lexoni të gjitha në Bota Sot