Galliani bën tifo për Allegrin

- Bota Sot

Galliani bën tifo për Allegrin

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, me rastin e 40-vjetorit të blerjes së Milanit nga Silvio Berlusconi, Adriano Galliani foli edhe për Massimiliano Allegrin dhe raportin e tyre.

Duke kujtuar ardhjen e trajnerit në vitin 2010, ai tha: “E çova në Arcore ditën e finales së Champions-it të Interit. Pas 5 minutash ishte trajneri i Milanit”.

I pyetur nëse bën tifo për Allegrin, ai u përgjigj me humor: “Edhe më shumë se kaq, e kaluam bashkë mbrëmjen e Shën Valentinit. A ju mjafton kjo?”

Ai tregoi edhe një episod për Berlusconin pas largimit nga Milani: “Kur ishte Pioli trajner, më kërkonte ta telefonoja. Pastaj fliste vetë me të, kritikonte ndërtimin e lojës nga mbrojtja dhe i jepte sugjerime teknike”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot