Torsten Fink: I lumtur për fitoren, por asgjë nuk ka përfunduar

- Bota Sot

Torsten Fink: I lumtur për fitoren, por asgjë nuk ka përfunduar

Trajneri i ekipit turk Samsun, gjermani Torsten Fink, tha pas ndeshjes me Shkëndijen se megjithëse është i kënaqur me fitoren (1:0), ai prapë paralajmëron se ka një ndeshje të dytë.

“Jam veçanërisht i lumtur me fitoren sepse ishte ndeshja ime e parë. Ekipi bëri gjithçka që ishte e nevojshme.

Asgjë nuk është përfunduar sepse kemi edhe një ndeshje të dytë, por ky triumf ishte shumë i rëndësishëm për besimin.

Për ne ishte veçanërisht e rëndësishme të përfundonim ndeshjen pa pësuar gol”, tha Fink.

Samsunspor arriti një fitore minimale 0-1 kundër Shkëndijës nga Tetova në Arenën Nacionale “Todor Proeski” në Shkup.



Lexoni të gjitha në Bota Sot