Dy risitë e Silvinjos përfunduan te kampionati i pezulluar

- Bota Sot

Dy risitë e Silvinjos përfunduan te kampionati i pezulluar

Nazmi Gripshi dhe Klisman Cake janë dy futbollistët e Kombëtares, që vendosën ta vazhdojnë karrierën në Rusi.

Kartoni i Gripshit u ble dje nga Rubin Kazan, ndërsa Cake prezantohej më parë nga Akhmat Grozni.

Të dy debutuan me Kombëtaren e Shqipërisë në tetorin e vitit 2025, ndërsa ishte një miqësore ndaj Jordanisë. Kështu si lojtarë të përfaqësueses përfunduan në Rusi.

Gripshi spikati me Astanën në Kazakistan. 28-vjeçari regjistroi 25 gola dhe 12 asistime në 53 paraqitje.

Po ashtu edhe Cake ishte titullar i padiskutueshëm te Shkëndija e Tetovës, nga ku u largua me kujtimin e 132 ndeshjeve.

Tashmë do të japin kontributin e tyre në kampionatin rus. Rubin Kazan pagoi rreth 500 mijë euro, ndërsa Akhmat Grozni 400 mijë euro.

Duhet thënë edhe se Rusia është e dënuar nga FIFA dhe UEFA, kështu klubet e saj nuk marrin pjesë në kompeticionet europiane.



Lexoni të gjitha në Bota Sot