Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare

- Bota Sot

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare

Nazmi Gripshi tashmë është futbollisti më i ri i Rubin Kazan.

Mesfushori me tipare sulmuesi nis kështu aventurën e tij të re në Rusi, aty ku gjen edhe sulmuesin tjetër të Kombëtares shqiptare, Mirlind Dakun.

28-vjeçari është prezantuar te skuadra e Rubin Kazan, me klubin që i uron shumë suksese me fanellën e tyre.

Palët mes tyre kanë firmosur një kontratë deri në qershor të vitit 2029, me shqiptarin që do të qëndrojë në Rusi për 3 vite.

Gripshi te skuadra ruse do të mbajë veshur fanellën me numër 11.  Ish-futbollisti i Skëndereut së fundmi ishte pjesë e FC Astana, ku pas 1 viti e gjysmë ndau rrugën me ekipin nga Kazakistani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot