Takime interesante

- Bota Sot

Takime interesante

Kategoria e Parë do të luajë ditën e sotme disa nga ndeshjet e javës së 23-të të kampionatit.

Takime interesante janë në program për t’u zhvilluar, teksa do të marrin edhe vëmendjen e tifozëve.

Pogradeci do të presë Lushnjen në shtëpi, ndërsa sfida Laçi – AF Luftëtari do të luhet në Laç.

Të dyja këto sfida janë planifikuar të nisin në ora 13:30.

Sakaq, po të shtunën do të luhet edhe ndeshja mes Skënderbeut dhe Kukësit, në ora 16:30 në stadiumin e Korçës.

NDESHJET:

Kastrioti – Apolonia, 22.02.2026, 13:30, Vorë

Burreli – Korabi, 22.02.2026, 13:30, Burrel

Iliria – Besa, 22.02.2026, 13:30, Fushë Krujë



Lexoni të gjitha në Bota Sot