Struga Trim Lum gati për Pelisterin në Manastir

- Bota Sot

Struga Trim Lum gati për Pelisterin në Manastir

Stinori pranveror nuk nisi mirë për skuadrën e Struga Trim Lum, që humbi në dy xhirot e para. 

Sot luajmë kundër Pelisterit, ndaj së cilës skuadër do të kërkojnë trepikëshin e parë në këtë pjesë të sezonit…

Futbollisti Bassirou Compaore ishte një ndër autorët e golave në ndeshjen e fundit kundër Sileksit, në të cilën ndeshje në fund pësuam disfatë 2:3. I njëjti e pret me shumë entuziazëm edhe ndeshjen e sotme, të cilën do ta zhvillojnë në Manastir.

“Sot do të luajmë jashtë fushe kundër një skuadre që humbi gjithashtu ndeshjen e fundit. Kjo nënkupton se do të jetë një ndeshje e luftuar fortë nga të dyja skuadrat.

Mund të them se neve si skuadër jemi të përgatitur mirë për këtë ndeshje.” – u shpreh fillimisht Bassirou Compaore, i cili kundër Sileksit regjistroi golin e tij të 13-të sezonal.

Sulmuesi nga Burkina Faso thotë se ekipi ka punuar në korrigjimin e gabimeve gjatë kësaj jave në seancat stërvitore, që kanë kaluar në një atmosferë shumë të mirë, pavarësisht startit negativ që kishte skuadra.
“Humbëm dy ndeshje, me disa gabime që besoj se tashmë i kemi korrigjuar.

Skuadra është aktualisht në një gjendje të mirë shpirtërore për të siguruar fitoren e parë të gjysmës së dytë të sezonit. Kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë ne.” – deklaroi Compaore, dëshira e të cilit është që të vazhdojë me shënimin e golave.

“Sot, fitorja është ajo që ka rëndësi, dhe unë do të doja të shënoja dhe të ndihmoja skuadrën time të fitonte gjithashtu, nëse gjithçka shkon mirë, kuptohet”. – tha Compaore, që po zhvillon sezonin e tij më të mirë, që prej kur se është pjesë e Struga Trim Lum.



Lexoni të gjitha në Bota Sot