Dinamo e Ferizajt ka treguar lojë të madhe duke e mposhtur liderin e Ligës së Parë të Kosovës,
Vushtrrinë. Dinamo fitoi me rezultat 2:0 në takimin e javës së 21-të, duke barazuar kështu pikët me liderin.
Skuadra e trajnerit Arsim Abazi, me këtë paraqitje, dëshmoi se është kandidat kryesor për t’u ngjitur në shoqërinë e më të mirëve.
Një fitore e madhe dhe motivuese që i jep forcë për të luftuar për kreun e tabelës.
Futbollisti Sokol Kiçina u shpall trim i ndeshjes, duke shënuar të dy golat: në minutën e 49-të nga penalltia dhe në minutën e 70-të.
Pas këtij takimi, Vushtrria kryeson me 44 pikë, po aq sa ka edhe Dinamo, e cila renditet në pozitën e dytë.