Skuadra shqiptare feston në Bjellopolje, dy pikë larg liderit Sutjeska! Shkëlqen lojtari nga Kosova

- Bota Sot

Skuadra shqiptare feston në Bjellopolje, dy pikë larg liderit Sutjeska! Shkëlqen lojtari nga Kosova

Skuadra shqiptare e futbollit Deçiqi nga Tuzi e nisi gjysmën e dytë të sezonit ashtu siç e prisnin, me një fitore

Skuadra nga Tuzi mposhti ekipin vendas Jedinstvo e Bjellopoljes me rezultatin 2:1.

Skuadra shqiptare iu afrohet për dy pikë liderit Sutjeskës.

Deçiqi kaloi në epërsi në minutën e 14-të me golin e futbollistit nga Kosova, Trimror Selimi,

Nikoliq barazoi në minutën e 64-të, dhe Dejan Peroviq i solli fitoren mysafirëve, me një gol katër minuta para fundit të sfidës.

Pas javës së 20-të kampionatin malazez, Sutjeska kryeson me 36 pikë, i ndjekur nga Deçiqi me 34 dhe Jedinstvo është në fund me 15 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot