Spalletti i zhgënjyer pas humbjes ndaj Comos

- Bota Sot

Spalletti i zhgënjyer pas humbjes ndaj Comos

Juventusi pësoi një tjetër humbje të rëndë në kampionat, duke u mposhtur 2:0 në shtëpi nga Como.

Trajneri Luciano Spalletti u shpreh i zhgënjyer pas sfidës, duke analizuar performancën e skuadrës dhe arsyet që po pengojnë ekipin të marrë rezultate pozitive.

“Performanca u ndikuar nga goli i parë që pësuam,” tha Spalletti për DAZN. “Kur përpiqesh të rikuperosh, futesh në presione individuale dhe kjo të vështirëson gjithçka. Për 13 ndeshje kemi pësuar gol pas goditjes së parë drejt portës dhe kjo tregon se kemi edhe vështirësi mentale në reagim.”

Trajneri shtoi se mungesa e entuziazmit dhe e vetëbesimit po ndikon te skuadra: “Kemi kaluar një periudhë me entuziazëm dhe lojë të bukur, por tani mungon personaliteti dhe autoriteti. Gabimet që bëjmë na çojnë menjëherë pas dhe është e vështirë të reagosh. Ka shumë presion mbi këta lojtarë dhe episodet e tilla bëjnë diferencën.”

Humbja ndaj Como-s është një sinjal shqetësues për mundësitë reale të Juventusit këtë sezon:

“Kishim bindjen që kishim potencial, por sot humbëm shumë topa të thjeshtë në mesfushë dhe u bëmë të pafuqishëm ndaj episodit të parë të ndeshjes.

Nëse nuk kemi autoritet, rezultatet vijnë kundër nesh.”

Spalletti nuk e kritikoi portierin Di Gregorio për gabimin që solli golin e parë: “Ai është në linjë me shokët e skuadrës dhe nuk ka më shumë përgjegjësi se të tjerët. Gabimi ishte një pasim i luajtur me lehtësi, mund të kishte bërë më mirë, por ne mund të mos e humbnim fare topin.”

Spalletti më pas theksoi: “Ne jemi kundërshtari ynë i parë. Nëse rregullojmë gjërat mentalisht dhe teknikisht, mund ta luftojmë çdo sfidë. Nëse nuk e bëjmë, nuk mund të synojmë asnjë rezultat”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot