Binjakët Shpendi po kalojnë një sezon fantastik në Serinë B.
Dje ishte Stiveni që shkoi në kuotën e nëntë golave me Empolin, ndërsa sot e pati radhën Kristiani te Çezena.
Kristian Shpendit i mjaftuan katër minuta lojë, për të gjetur rrugën e rrjetës.
Për të ishte goli i nëntë, njësoj si vëllai i tij, ndërsa numëron edhe katër asistime.
Goli i tij sot u regjistrua ndaj Specias.
Në edicionin e kaluar, Kristiani u ndal në kuotën e 11 golave. Qendërsulmuesi duket në rrugën e duhur për të përmirësuar këtë statistikë.