Sulmuesi shqiptar realizon supergol me kryesuesit e kampionatit në Belgjikë

- Bota Sot

Sulmuesi shqiptar realizon supergol me kryesuesit e kampionatit në Belgjikë

Arbnor Muja tundi rrjetën sot me Sint Truiden, ndërsa u aktivizua në pjesën e dytë.

Sulmuesi i krahut të djathtë vulosi rezultatin 1 me 4 për ekipin e tij në transfertën e Dender.

Goli i Mujës u regjistrua në minutën e 87-të. Ishte një goditje nga distanca, me të cilën përshëndeti rrjetën. Sint Struiden kryeson kampionatin aktualisht, ndërsa Rojal Union do luajë ndeshjen e tij.

Muja po bën mjaft mirë me ekipin belg ku e pati golin e katërt në kampionat.

Sot ndërkohë u rikthye pas dy ndeshjeve pezullim për shkak të një kartoni të kuq. Hera e fundit, kur merrte minuta te Kombëtarja ishte në nëntorin e vitit 2023.



Lexoni të gjitha në Bota Sot