Bashkimi reagon ndaj Federatës maqedonase: Skandal – kur pika e bardhë e palltos e publikon si pështymë

- Bota Sot

Bashkimi reagon ndaj Federatës maqedonase: Skandal – kur pika e bardhë e palltos e publikon si pështymë

Klubi futbollit Bashkimi nga Kumanova ka reaguar në lidhje me incidentin e sotëm në Shkup në duel me Vardarin e Shkupit, në kuadër të Kampionatit të Maqedonsisë së Veriut.

“FFM-ja me shpejtësi të dritës paska reaguar në mbrojtje të referit Benjamin Kerimi, referit kryesor të ndeshjes KF Vardari – KF Bashkimi 1947!

Falënderojmë nga zemra FFM-në për publikimin e videos ku qëllimi kryesor është arsyetimin e vendimit te referit për ndëshkimin e Rexhep Murati me karton të kuq, ku në mënyrë flagrante shihet gënjeshtra dhe tendenca e qëllimshme e referit Benjamin Benoo për ta përjashtuar lojtarin e U21 të Maqedonisë!

Sekondi i 4 dhe 5 rrethohet “pështyma fantazmë” e lojtarit tonë dhe çuditërisht pështyma mbetet ende në ajr edhe pas shumë sekondave.

Keni filluar ta ngatërroni pështymën me shenjën e palltos së dimrit të tifozit në tribuna!!

Skandal”, reagon KF Bashkimi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot