Ramadani para sfidës me Llapin: Ne e dimë objektivin tonë

- Bota Sot

Ramadani para sfidës me Llapin: Ne e dimë objektivin tonë

Këtë javë, skuadra e futbollit Drita e Gjilanit do të përballet me KF Llapi e Podujevas në kuadër të xhiros së 21-të në Superliga e Kosovës.

Ndeshja luhet në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë, duke filluar në orën 13.00. 

Në konferencën e sotme për media u deklaruan kryetrajneri i Dritës. Zekirja Ramadani.

Ai u shpreh se, sa i përket takimit të nesërm (13.00) përballë Llapit, si vendas ashtu edhe si mysafir, ata janë një super ekip dhe gjithmonë i papërshtatshëm.

“Ne e dimë objektivin tonë dhe duhet të japim maksimumin, edhe pse të enjten kemi zhvilluar ndeshjen e fundit.

Nuk duhet të arsyetohemi në këtë mënyrë, por ta kemi në fokus vetëm objektivin tonë.

Nëse arrijmë ta marrim trepikëshin duke dhënë gjithçka nga vetja, edhe pse do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, fitorja përballë Llapit do ta ndihmonte ekipin edhe në aspektin psikologjik për përballjen e radhës në Slloveni.

Unë u besoj futbollistëve dhe ekipit, dhe jam i bindur se nëse e përsërisim pjesën e dytë siç ishte ditën e enjte, nuk ka skuadër që do të na ndalë në Superligë,” potencoi Ramadani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot