Shkëndija e Tetovës synon fitore në Kratovë

- Bota Sot

Shkëndija e Tetovës synon fitore në Kratovë

Shkëndija e Tetovës i kthehen elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, pasi sot në Kratovë luajmë me Sileksin në duelin e xhiros së 19-të.

Skuadra nga Kratova renditet e 4 në tabelë dhe kërkon ngjitje me top 3 ekipet e para.

Me fitore Shkëndija mban vendin e dytë dhe distancën me pozitën e parë.

Mungesa:

Në lëndime ankohen Ronaldo Webster, Reshat Ramadani, Imran Fetai dhe Mevlan Murati. Për aktivizimin eventual të tyre do të vendoset para ndeshjes.

Rikthehet:

Pasi të enjten humbën takimin me Samsunsporin në UEFA Conference League shkaku i pezullimit, për këtë ndeshje në kombinim janë Liridon Latifi dhe Aleksander Trumçi.

Me dy fitore në dy ndeshjet e para kampionale, Shkëndija synon triumfin e tretë

Pas ndeshjes me Samsunsporin kishim vetëm dy ditë për rikuperim për këtë sfidë.

Ekipi synon të vazhdojë momentin pozitiv dhe në Kratovë të marrim maksimumin.

“Kuqezinjtë synuan të shtyhet kjo ndeshje, mirëpo kërkesa jonë u refuzua.

Sileksi ishte skuadra e vetme që sezonin e shkuar na rivalizoi në garën për titullin.

Sileksi këtë pranverë barazoi 0:0 me Bashkimin dhe fitoi 2:3 si mysafir Strugën.

Këtë sezon, duelin e parë me Sileksin e fituam 2:0 në muajn shtator në Tetovë.

Besart Ibraimi dhe Endrit Krasniqi shënuan golat në triumfin e fundit ndaj Sileksit.

Skuadra nga Kratova pas 18 xhirove mban pozitën e 4 me 35 pikë (11 fitore, 2 barazime dhe 5 disfata)”, thuhet nga Shkëndija.



Lexoni të gjitha në Bota Sot