Arsimi takohet sot (14.00) me Shkupin në kuadër të javës së 19-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Futbollisti Argjent Gafuri i Arsimit synon fitore.
"Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Shkupit.
Edhe pse aktualisht nuk janë në pozicionin më të favorshëm në tabelë dhe nuk po kalojnë periudhën më të mirë, kjo nuk e ndryshon aspak respektin tonë për ta. Shkupi është një klub me histori, traditë dhe cilësi në skuadër.
Jemi të vetëdijshëm se do të jetë një ndeshje e vështirë dhe do të japim maksimumin në fushë.
Respektojmë çdo kundërshtar, por fokusi ynë është në lojën tonë, në një rezultat pozitiv dhe në vazhdimin e rrugës drejt ambicieve tona", thotë Gafuri.