Fusha katastrofale në Maqedoninë e Veriut, këtu do të luajë sot skuadra shqiptare

- Bota Sot

Fusha katastrofale në Maqedoninë e Veriut, këtu do të luajë sot skuadra shqiptare

Pavarësisht gjendjes së rënduar të fushës në Kratovë, derbi i javës së 19-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Sileksit dhe Shkëndijes nga Tetova do të zhvillohet sipas planit.

Takimi nis nga ora 13:00 dhe do të luhet në kushte aspak ideale.

Fusha në Kratovë paraqitet në gjendje të dobët, duke ngritur shumë pikëpyetje rreth cilësisë së lojës dhe rrezikut për lëndime.

Skuadra vendase nuk arriti të sigurojë një alternativë tjetër për zhvillimin e ndeshjes.

Si opsion ishte përmendur edhe “Arena Todor Proeski” në Shkup, por në fund u vendos që ndeshja të zhvillohet në stadiumin aktual.

Mbetet të shihet se sa do të ndikojnë kushtet e vështira të fushës në rrjedhën e këtij derbi të rëndësishëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot