Derbi i Londrës, presion për Arsenalin

- Bota Sot

Derbi i Londrës, presion për Arsenalin

Një përballje vendimtare pritet të zhvillohet këtë fundjavë në Tottenham Hotspur Stadium, aty ku Tottenham Hotspur pret rivalët e përjetshëm të Arsenal në derbin e Londrës së Veriut.

“Gunnërs” hyjnë në këtë sfidë nën presion me Manchester City vetëm dy pikë pas tyre në renditje.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka fituar gjashtë nga shtatë përballjet e fundit në Premier League ndaj Spurs, përfshirë katër fitore radhazi, ndërsa Tottenham nuk ka arritur të triumfojë ndaj Arsenalit në kampionat që nga maji i vitit 2022.

Nga ana tjetër, situata te Tottenham mbetet e vështirë, me skuadrën që renditet në vendin e 16-të dhe ka grumbulluar vetëm 10 pikë në shtëpi këtë sezon.Kapiteni Cristian Romero është i pezulluar pas kartonit të kuq, ndërsa mungojnë edhe Kevin Danso, Destiny Udogie, Lucas Bergvall, Ben Davies, Mo Kudus, Dejan Kulusevski, Rodrigo Bentancur, Wilson Odobert dhe James Maddison.

Te Arsenal mungojnë Max Dowman dhe Mikel Merino, por Kai Havertz dhe Martin Odegaard mund të jenë të gatshëm për këtë përballje mësohet të ketë theksuar një burim pranë klubit londinez, ndërsa te Arsenal pritet më shumë nga sulmuesi Viktor Gyokeres, i cili pavarësisht tetë golave në kampionat, ka qenë nën pritshmëri në paraqitjet e fundit, raporton FlashScore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot