Ernest Muçi është magjik, protagonist te goli i radhës me Trabzonsporin

- Bota Sot

Ernest Muçi është magjik, protagonist te goli i radhës me Trabzonsporin

Ernest Muçi nuk di të ndalet si protagonist  te Trabzonspori me golat dhe asistet e tij që janë vendimtare për lojën ofensive të ekipit turk ku është kthyer në një idhull për tifozët.

Sot ai ka asistuar golin e radhës me ekipin turk, ndërsa ishte një pasim magjik që shërbeu për të rikthyer baraspeshën në minutën e 24-t ndaj Gaziantep.

Augusto nuk mund të gabonte dhe dërgoi topin në rrjetë për rezultatin e përkohshëm 1-1.

Ky ishte asisti i tretë në këtë kampionat për futbollistin shqiptar, i cili ndërkohë ka tundur 10 herë rrjetën me fanellën e Trabzonspor.



Lexoni të gjitha në Bota Sot