Shqiptari i Kosovës shënon het-trik në Zvicër, gjunjëzon Young Boys-in

- Bota Sot

Shqiptari i Kosovës shënon het-trik në Zvicër, gjunjëzon Young Boys-in

Futbollisti nga Kosova, Rilind Nivokazi, ishte protagonisti në kampionatin zviceran, duke realizuar het-trik në fitoren e FC Sion me rezultat 3:1 ndaj BSC Young Boys.

Nivokazi zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të, dyfishoi epërsinë në të 42-ën dhe vulosi triumfin me golin e tretë personal në minutën e 77-të, duke zhvilluar një paraqitje të jashtëzakonshme.

Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Monteiro në minutën e 52-të.

Te Sioni u paraqitën nga minuta e parë edhe Kreshnik Hajrizi së bashku me Nivokazin, ndërsa në minutën e 84-të, Benjamin Kololli u inkuadrua në vend të realizatorit të het-trikut.

Me këtë performancë, Nivokazi shkon në kuotën e 11 golave këtë edicion, katër më pak se kryesuesi i listës së realizatorëve, Fassnacht i Young Boys-it.

Pas javës së 26-të, Sioni renditet në vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa Young Boys mban pozitën e gjashtë me 36 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot