Napoli pa Rrahmanin duarbosh nga Bergamo e Gjimshitit

- Bota Sot

Napoli pa Rrahmanin duarbosh nga Bergamo e Gjimshitit

Napoli kthehet duarbosh nga terreni i nxehtë në Bergamo. 

Atalanta ka triumfuar në finish të takimit e me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj kampionit në fuqi, Napolit, në takimin e javës së 26-të në Serie A në futboll. 

Amir Rrahmani, reprezentues i Kosovës, mungoi për shkak të lëndimit dhe u ndje dukshëm në radhët e Napolit, ndërsa Berat Gjimshiti u aktivizua në minutën e 69-të për Atalantën.

Pashaliq në minutën e 61-të e Samarxhiq në atë të 81-tën shënuan për Atalantën dhe Beukema në minutën e18-të për Napolin.

Napoli e mban vendin e tretë me 50 pikë, ka pesë më shumë se Atalanta në pozitën e 7-të.



Lexoni të gjitha në Bota Sot