Milani kërkon fitoren kundër Parmës. Ja si rreshtohen skuadrat!
Milani pret në “San Siro” në orën 18:00 Parmën në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serinë A.
Kuqezinjtë kërkojnë të rikthehen te fitorja pas barazimit me Komon javën e kaluar për të mos lejuar Interin të thellojë edhe më shumë diferencën.
Te skuadra e Alegrit vihet re rikthimi i Adrien Rabio në mesfushë dhe Kristian Pulisiç në sulm.