Trajneri i Superiores rrezikon shkarkimin

- Bota Sot

Trajneri i Superiores rrezikon shkarkimin

Françesko Moriero është një nga trajnerët e Superiores, që rrezikon shkarkimin.

Italiani i Flamurtarit ndërkohë nuk është në stol sot ndaj Partizanit, ndërsa shkak për këtë është bërë gjendja e tij shëndetësore.

Ky nuk është një rast i paprecedentë për Morieron.

Tekniku italian ka hasur vështirësi edhe më parë, duke u detyruar të ndjekë sfidën nga tribuna dhe jo pankina.

Aktualisht, pa llogaritur ndeshjen me Partizanin, Flamurtari mban vendin e fundit në renditje. Me 24 javë të luajtura në kampionat janë vetëm 20 pikë të grumbulluara.



Lexoni të gjitha në Bota Sot