Kreu dhe fundi i tabelës e bëjnë garën emocionuese

- Bota Sot

Kreu dhe fundi i tabelës e bëjnë garën emocionuese

Sot u luajtën dy ndeshjet e mbetura për javën e 25-të të Superiores. Ishin dy fitore në transfertë.

Teuta mposhti Tiranën me një gol, ndërsa Partizani fitoi ndaj Flamurtarit 1:2.

Tashmë gara për “Final Four” është ndezur. Partizani numëron po aq pikë sa Dinamo e vendit të katërt, ndërsa Teuta ndjek me 3 pikë më pak.

Vllaznia vijon në krye, duke u ndjekur nga Egnatia dhe më pas Elbasani.

Po ashtu gara për të mbijetuar është e ndezur. Vora e vendit të shtatë, ndodhet vetëm 6 pikë para Flamurtarit të vendit të fundit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot