Eze: Ishte një performancë speciale nga ne

- Bota Sot

Eze: Ishte një performancë speciale nga ne

Ebere Eze ishte protagonist në fitoren bindëse të Arsenalit ndaj Tottehamit.

‘Topçinjtë’ mundën ‘Spurs’, me rezultat 4-1, të dielën pasdite duke forcuar kreun e tabelës në elitën e futbollit anglez.

Eze, i cili shënoi dygolësh në fitoren ndaj Tottenhamit, pas ndeshjes u shpreh i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij.

“Luajtëm me dominim, me vetëbesim dhe me një lidhje të jashtëzakonshme në fushë. Ishte një performancë speciale nga ne dhe diçka mbi të cilën mund të ndërtojmë për të arritur objektivat tona”, ka thënë Eze.

Ai theksoi rëndësinë emocionale të ndeshjeve të tilla, duke vlerësuar edhe përkrahjen e tifozëve.

E dimë çfarë përfaqësojnë këto ndeshje. E dimë energjinë që sjellin tifozët dhe sa e rëndësishme është të jemi emocionalisht të përgatitur. Besoj se e menaxhuam shumë mirë këtë aspekt dhe e shfrytëzuam në maksimum”, theksoi ai.

Me këtë fitore, Arsenali bën hapin e madh në garën për titull të kamponit pasi tashmë kryeson tabelën me pesë pikë më shumë së përcjellësi Man City.



Lexoni të gjitha në Bota Sot