Fjalët ë Artetas pas triumfit të madh në derbin londinez

- Bota Sot

Fjalët ë Artetas pas triumfit të madh në derbin londinez

Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta shënoi fitore të thellë ndaj “Totenhamit”, të dielën në stadiumin “Tottenham Hotspur Stadium”.

Derbi filloi me golin e shënuar nga Eze në minutën e 32’, derisa nuk vonoi shumë dhe rezultati u barazua nga Kolo Muani.

Pjesa e dytë filloi me rezultat të njëjtë, por ky rezultat shpejt u ndryshua kur Gyokeres riktheu epërsinë për 2-1, ndërsa Eze u tregua përsëri i suksesshëm kur në minutën e 61 shënoi golin e tretë. Rezultati u vulos në minutën 90+4, kur Gyoekeres realizoi golin e katërt.

Për këtë rezultat foli edhe trajnri i skuadrës fituese duke u shprehur krenar për mënyrën e ecurisë të lojës së skuadrës së tij.

"Kur është vërtet në kufij dhe njerëzit dyshojnë, duhet të ngrihesh. Ne treguam se nga çfarë jemi bërë, por pastaj duhet ta tregosh përsëri e përsëri. Është një rrëmujë masive. Nuk mund të jem më krenar dhe më i lumtur nga ajo që pashë atje, veçanërisht nga mënyra se si jetuam 72 orët e fundit", tha Arteta.

Arsenali me këtë fitoren qëndron lider në tabelën e Premier Ligës me 61 pikë, katër më shumë se Manchester City. Në anën tjetër “Topçinjtë” e zënë vendin e 16 – të me 29 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot