Vrasja e “El Mencho” zhyt në kaos Kupën e Botës, në rrezik aktiviteti në Meksikë pas reagimit të narkotrafikantëve

- Bota Sot

Vrasja e “El Mencho” zhyt në kaos Kupën e Botës, në rrezik aktiviteti në Meksikë pas reagimit të narkotrafikantëve

Vrasja e narkotrafikantit Nemesio Oseguera Cervantes i njohur si “El Mencho”, shefi i një prej karteleve më të mëdha të drogës në Meksikë, CJNG, mund të hedhë në erë planet për Kupën e Botës së këtij viti.

Në Guadalahara, ku vepronte kryesisht ky kartel, por edhe në zona të tjera të Meksikës, kanë shpërthyer trazirat pasi karteli i ka shpallur luftë të hapur shtetit duke shkaktuar kaos në vende të ndryshme të vendit pas vrasjes së “El Mencho” si pasojë e aksionit ushtarak kundër tij. Ky destabilizim i jashtëzakonshëm në vend, me situatën që ka dalë jashtë kontrollit, si dhe fakti që stadiumet në Meksikë nuk kishin kaluar ende kontrollet e detyrueshme të sigurisë dhe cilësisë nga FIFA, lënë të mendosh se ky vend mund të humbasë të drejtën e organizimit të ndeshjeve.

Si fillim disa aktivitete futbollistike kombëtare janë anuluar për këto javë, duke zhytur në kaos kampionatet vendase, si dhe është në dyshim zhvillimi i miqësores në mars mes Meksikës dhe Islandës që ishte planifikuar të luhej në Kueretaro.

FIFA ndërkohë do të mblidhet me komitetin organizator të Botërorit sa i përket Meksikës, për të shqyrtuar çdo opsion të mundshëm, përfshirë edhe heqjen e ndeshjeve nga ky shtet e kalimi i tyre në SHBA ose në Kanada, edhe pse kjo do të sillte telashe të tjera organizative.



Lexoni të gjitha në Bota Sot