Macron dhe Merz tregojnë mbështetje për Ukrainën

- Bota Sot

Macron dhe Merz tregojnë mbështetje për Ukrainën

Ukraina e ka shënuar sot vitin e katërt të pushtimit nga Rusia.

Me këtë rast, liderë të shumtë botërorë, kanë shprehur mbështetjen e tyre për shtetin ukrainas, raporton BBC.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka përshkruar luftën si “një dështim të trefishtë për Rusinë”.

Edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz ka folur për unitetin evropian, por edhe për atë që ka përjetuar populli atje.

Katër vjet, çdo ditë dhe çdo natë ka qenë një makth për popullin ukrainas. Dhe jo vetëm për ta, por për të gjithë ne. Sepse lufta është rikthyer në Evropë. Vetëm të bashkuar do ta përfundojmë, sepse fati i Ukrainës është fati ynë.”

Ndërsa kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do të mbajë sot një takim me aleatët e Ukrainës, gjatë të cilit udhëheqësit pritet të diskutojnë përpjekjet e fundit për paqe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot