Lorent Tolaj është duke kaluar momente fantastike në Ligën e Parë të futbollit në Angli.
24-vjeçar bartë fanellën e klubit Plymouth.
Në ndeshjen e fundit, Tolaj shënoi dy gola në fitoren 5:2 ndaj Cardiff Cityt.
Tolaj po synon të bëhet golashënuesi më i mirë në ligë këtë sezon, pasi në total ka 14 gola dhe katër asiste, vetëm tri më shumë ka vendi i parë i mbajtur nga Ëootton i Stockport County (17 gola).
Sulmuesi shqiptar te Plymouthi u transferua nga Port Vale, kurse më parë ka qenë pjesë e Aldershot, Dundee, Salford dhe Brighton U21.
Tolaj nuk është ftuar ende nga ekipi i parë i Zvicrës, andaj i lejohet të luajë për fanellën e Kosovës apo Shqipërisë në të ardhmen.